Në Zvicër përhapet sëmundja e derrave, vriten mbi 10 mijë të tillë në kohë rekord

Në Zvicër përhapet sëmundja e derrave, vriten mbi 10 mijë të tillë në kohë rekord

Në Zvicër përhapet sëmundja e derrave, vriten mbi 10 mijë të tillë në kohë rekord

Shumë ferma derrash kanë qenë të detyruara të therrin kafshët e tyre në javët e fundit, për shkak të një sëmundjeje të kafshëve. Sëmundja e mushkërive, apo, si njihet pneumonia enzotike (EP), u zbulua në një fermë derrash që përfshinte disa kantone.

Sponsor 3M Express

Ndërsa, raportet fillestare treguan se 10,500 kafshë janë therur ose vrarë tashmë në të gjithë Zvicrën.

“Një pastrim i plotë i fermave të kujdesit të të kafshëve theu zinxhirët e infeksionit dhe kështu duhet të parandalojë përhapjen e mëtejshme të EP-së”, tha në një deklaratë shërbimi veterinar i Kantonit të Lucernës.

Sipas qeverisë federale, shpërthimi aktual është i jashtëzakonshëm, veçanërisht për shkak të dimensionit të tij epidemiologjik.

Në Zvicër, rreth 2.3 milionë derra theren rregullisht çdo vit – afërsisht 6500 në ditë, por, shqetësimi kryesor është të përhapja e infeksionit, shkruan Blick transmeton Telegrafi.

Prandaj, të gjitha kafshët në fermat e mbarështimit duhej të vriteshin ose të therreshin. Më pas, stallat pastrohen dhe dezinfektohen dhe duhet të mbeten bosh për dhjetë ditë. Kjo masë drastike ishte e nevojshme për të mbrojtur popullatën zvicerane të derrave nga infeksioni.

Sëmundja që preku derrat këtë vit në Zvicër në fakt ishte e konsideruar e zhdukur për rreth 20 vjet dhe e keqja është se shpërthimet e përhapjes së infeksionit janë ende të mundshme.

Meqenëse sëmundja e mushkërive mund të transmetohet si nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë midis derrave ashtu edhe nëpërmjet ajrit, veterinerët tani po vizitojnë fermat e vendosura pranë fermave aktualisht të mbyllura.

Sëmundja nuk është e rrezikshme për njerëzit, pasi, mishi i bartësve të shëndetshëm mund të konsumohet pa shqetësime. Megjithatë, rreth 930 kafshë që nuk mund të eksportoheshin dhe as të thereshin u vranë javën e kaluar./Telegrafi/

Lexo edhe

Pse po protestojnë të rinjtë në Evropë?

Pse po protestojnë të rinjtë në Evropë?

Të gjithë po flasin për të – Yan Diamonde ka shënuar një super gol ndaj ish skuadrës në Ligën e Kampionëve

Të gjithë po flasin për të – Yan Diamonde ka shënuar një super gol ndaj ish skuadrës në Ligën e Kampionëve

Probleme me dëmtimet te Milani, Amorim humb dy sulmuesit para sfidave të rëndësishme

Probleme me dëmtimet te Milani, Amorim humb dy sulmuesit para sfidave të rëndësishme

Në Zvicër përhapet sëmundja e derrave, vriten mbi 10 mijë të tillë në kohë rekord | Momenti