Në QKUK nis aplikimi i teknikës së avancuar të radioterapisë për trajtimin e kancerit të mushkërive

Në QKUK nis aplikimi i teknikës së avancuar të radioterapisë për trajtimin e kancerit të mushkërive

Në QKUK nis aplikimi i teknikës së avancuar të radioterapisë për trajtimin e kancerit të mushkërive

Në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka filluar aplikimi i teknikës së avancuar të radioterapisë SBRT për trajtimin e kancerit të mushkërive.

Sponsor 3M Express

Ky trajtim po realizohet përmes akseleratorit linear Elekta Versa HD, i cili mundëson radioterapi më precize për pacientët me kancer.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi, ku theksohet se falë investimeve në teknologji moderne dhe ngritjes profesionale të stafit, pacientëve u mundësohen trajtime me mbrojtje më të madhe të indeve të shëndosha dhe me më pak seanca në rastet kur kjo është e përshtatshme.

Sipas njoftimit, fillimi i aplikimit të kësaj teknike përbën një hap të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve onkologjike në sistemin publik shëndetësor.

Po ashtu, në Ditën Ndërkombëtare të Fizikës Mjekësore, është shprehur mirënjohje për fizikanët mjekësorë, onkologët radioterapeutë dhe teknikët e radioterapisë për kontributin dhe përkushtimin e tyre profesional.

Lexo edhe

Prindërit e Gjeneratës X tregojnë çfarë do të bënin ndryshe nëse do t’i rrisnin sërish fëmijët

Prindërit e Gjeneratës X tregojnë çfarë do të bënin ndryshe nëse do t’i rrisnin sërish fëmijët

Dy vjet pas marrëveshjes me Turqinë, nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë

Dy vjet pas marrëveshjes me Turqinë, nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë

Ministri polak: Sulmuesi që vrau gjashtë persona në Krakov ishte i ndikuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë

Ministri polak: Sulmuesi që vrau gjashtë persona në Krakov ishte i ndikuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë