Sipas njoftimit të Njësisë së Vaksinimit në QKMF Prishtinë, qytetarët duhet të kenë me vete letërnjoftimin për regjistrimin e të dhënave në sistem. Për fëmijët e vegjël kërkohet certifikata e lindjes me numrin personal.
Vaksinimi në QKMF zhvillohet nga ora 07:00 deri në 20:00, ndërsa në QMF-të e kryeqytetit nga ora 07:00 deri në 13:30.

Qytetarët mund t’i drejtohen qendrës më të afërt të mjekësisë familjare ku ofrohet shërbimi i vaksinimit për të marrë vaksinën kundër gripit sezonal.
Burimi: RTKLive




