“Në mbrëmje nuk janë kthyer” – Time Kadriaj prek me rrëfimin e saj (VIDEO)

“Në mbrëmje nuk janë kthyer” – Time Kadriaj prek me rrëfimin e saj (VIDEO)

“Në mbrëmje nuk janë kthyer” – Time Kadriaj prek me rrëfimin e saj (VIDEO)

Ish-mjekja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Time Kadrijaj, ka ndarë një rrëfim tejet emocional dhe prekës për përjetimet e rënda gjatë luftës, duke kujtuar sakrificën sublime të të rinjve që u flijuan për lirinë e vendit.

Sponsor 3M Express

E ftuar në emisionin “Sol” në Klan Kosova, Kadrijaj nuk i ka mbajtur lotët teksa ka përshkruar guximin e pashoq të ushtarëve të UÇK-së në vijat e para të frontit.

Ata kanë qenë djem të rinj, me vullnet, me plot energji, që s’e kanë ditur çka është frika, që kanë dalë në vijat e para të frontit duke kënduar. Edhe ndoshta në mbrëmje s’janë kthyer fare”, është shprehur Kadrijaj e përlotur, duke theksuar se sot i dhemb shpirti për mënyrën se si trajtohen këta njerëz.

Ajo ka zbuluar detaje rrëqethëse nga përballja me plagët e luftës dhe mungesën ekstreme të pajisjeve mjekësore. Siç tregoi ajo, transfuzioni i gjakut bëhej direkt nga njeriu te njeriu, ndërsa në raste emergjente u është dashur të bëjnë ndërhyrje drastike me mjete rrethanore për t’ua shpëtuar jetën ushtarëve.

Dikujt prej ushtarëve dora i është prerë me sharrë të drurit… Nëse s’i kish prerë ajo dorë prej granatave, ai kish vdekur krejt. Është i gjallë, i ka mbijetuar pa atë dorë. Ushtarë që sot kur i shoh, befasohem që janë gjallë, nuk e di qysh kanë mundur t’i përballojnë ato plagë”, rrëfeu ajo.

Kadrijaj ka kujtuar edhe takimin e parë me Ramush Haradinajn në vijat e para të frontit, duke vlerësuar angazhimin e tij për ngritjen e një salle të improvizuar operacioni me kirurgë dhe vullnetarë, si dhe mobilizimin e grave që ushqenin ushtarët mes krismave.

 

Lexo edhe

Macron drejt fundit të mandatit mes krizës, protestave dhe pakënaqësisë qytetare

Macron drejt fundit të mandatit mes krizës, protestave dhe pakënaqësisë qytetare

Thuram ia dedikon golin Martinezit, flet edhe për Topin e Artë

Thuram ia dedikon golin Martinezit, flet edhe për Topin e Artë

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në Vlorë, përmbyten disa rrugë

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në Vlorë, përmbyten disa rrugë

“Në mbrëmje nuk janë kthyer” – Time Kadriaj prek me rrëfimin e saj (VIDEO) | Momenti