Në Kuvend nis debati për amendamentet e Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit

Në Kuvend nis debati për amendamentet e Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit

Në Kuvend nis debati për amendamentet e Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit

Fillon debati për amendamentet e ribalancimit të dytë të Buxhetit. Janë dorëzuar gjithsej 124 amendamente, të cilat do të shqyrtohen në Komisionin parlamentar për Financim dhe Buxhet.

Sponsor 3M Express

Sipas Ministrisë së Financave, ribalancimi i dytë i Buxhetit bëhet për shkak të situatës aktuale gjeopolitike dhe do të mundësojë përmbushjen në kohë të të gjitha detyrimeve të rregullta.

Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 374,2 miliardë denarësh, që është për pothuajse 5,3 miliardë denarë më pak krahasuar me projeksionet e mëparshme. Pjesa më e madhe e korrigjimit ka të bëjë me akcizat, të cilat janë rishikuar nga 34,1 në 30,4 miliardë denarë, ndërsa deficiti mbetet në nivel prej 46,3 miliardë denarësh, ose 4,1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Sa i përket shpenzimeve, nga Ministria theksojnë se po veprohet me përgjegjësi dhe disiplinë.

Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 420,5 miliardë denarësh, që paraqet ulje prej 5,3 miliardë denarësh krahasuar me projeksionet e mëparshme.

Lexo edhe

BE-ja kërkon llogaridhënie institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt

BE-ja kërkon llogaridhënie institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Aksident në Fushë-Prezë, humb jetën këmbësori 58-vjeçar

Aksident në Fushë-Prezë, humb jetën këmbësori 58-vjeçar

Humb jetën personi që u lëndua dy ditë më parë në Deçan

Humb jetën personi që u lëndua dy ditë më parë në Deçan

Në Kuvend nis debati për amendamentet e Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit | Momenti