Anjeza Gubetini dhe Sharr Braina po vazhdojnë të marrin vëmendje me veprimet e tyre në Big Brother VIP Kosova 5.

Derisa prezantuesja po shfaqet e afërt me të, ka pasur edhe komente nga më të ndryshmet.
Së fundmi, ajo shihet në krahët e tij, duke interpretuar një këngë së bashku.
Foto: Screenshot/Instagram
Veç kësaj, i thotë se e do dhe se për të i ka folur edhe nënës së saj, përmes kamerave.
Këto kanë bërë që të ngjallin dyshime për lidhjen jashtë, meqë ka deklaruar se ka një partner.
Foto: Screenshot/Instagram
Në një moment, u shpreh se nuk ekziston, duke vënë në mëdyshje edhe më shumë banorët.
Nuk dihet nëse kjo është një lojë e Anjezës, apo nëse ka me të vërtetë pëlqim për të.
Megjithatë, mbetet për t’u parë në vazhdim se si do të vazhdojë kjo histori. /Telegrafi/





