Në Kamenicë nis fushata ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit

Në Kamenicë nis fushata ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit

Në Kamenicë nis fushata ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit

Në Kamenicë ka nisur fushata ndërgjegjësuese në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, me qëllim informimin e qytetarëve për rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të sëmundjes.

Sponsor 3M Express

Në kuadër të fushatës është organizuar edhe një marsh solidarizues me moton “Kontrollohu, për veten, për jetën!”, i cili ka nisur nga objekti i Komunës së Kamenicës dhe ka vazhduar përgjatë sheshit “Metush Krasniqi”.

Në aktivitet kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, profesionistë shëndetësorë dhe qytetarë, përfshirë kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj, dhe zyrtarë të tjerë komunalë.

Komuna ka bërë të ditur se përmes kësaj fushate synon të rrisë ndërgjegjësimin, veçanërisht te gratë, për rëndësinë e kontrolleve parandaluese dhe konsultimeve të rregullta mjekësore.

Fushata është organizuar nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me Zyrën e Kryetarit dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Shaban Geci”. /Telegrafi/

Lexo edhe

Hasani: Gjyqtari dhe prokurorja legjitimuan një veprim të paligjshëm, të trajtohen së paku për përgjegjësi disiplinore

Hasani: Gjyqtari dhe prokurorja legjitimuan një veprim të paligjshëm, të trajtohen së paku për përgjegjësi disiplinore

LIVE| Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për Kosovën

LIVE| Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për Kosovën

Nga “vrima e ndyrë” te “vrima idiote”, pse disa vende në Zvicër kanë emra të pazakontë?

Nga “vrima e ndyrë” te “vrima idiote”, pse disa vende në Zvicër kanë emra të pazakontë?