Në Gjermani e krahasojnë me Gomezin, kush është Enis Rexhepi që po ‘çmend’ Kosovën dhe Shqipërinë?

Në Gjermani e krahasojnë me Gomezin, kush është Enis Rexhepi që po ‘çmend’ Kosovën dhe Shqipërinë?

Në Gjermani e krahasojnë me Gomezin, kush është Enis Rexhepi që po ‘çmend’ Kosovën dhe Shqipërinë?

Enis Rexhepi është një prej talenteve më premtues të akademisë së Stuttgartit, ku po tërheq vëmendjen me paraqitjet dhe aftësinë e jashtëzakonshme për të shënuar gola.

Sponsor 3M Express

Sulmuesi shqiptar me prejardhje nga Presheva, i cili përfaqëson Kombëtaren U19 të Shqipërisë, ka shpërthyer në futbollin e grupmoshave dhe tashmë ka nisur të fitojë përvojë edhe në futbollin profesionist në Gjermani.

I lindur më 12 mars 2008, Rexhepi është rritur në sistemin e të rinjve të Stuttgartit. Paraqitjet e tij kanë bërë që mediat gjermane ta krahasojnë me Mario Gomezin, ish-sulmuesin e njohur të klubit, për shkak të fizikut, fuqisë dhe aftësive për të shfrytëzuar rastet para portës.

Se sa i madh është potenciali i tij, tregojnë më së miri statistikat. Në sezonin 2025/26, Rexhepi shënoi 17 gola në 21 ndeshje në ligën gjermane U19, duke qenë një prej golashënuesve më të spikatur të skuadrës. Një sezon më parë, në kampionatin U17, ai kishte realizuar 11 gola në 13 paraqitje.

Shpërthimi me pesë gola ndaj Bayernit

Sezoni i ri e ka gjetur Rexhepin në formë edhe më të mirë. Në katër ndeshjet e para të kampionatit U19 për sezonin 2026/27, ai shënoi tetë gola, duke regjistruar një nisje mbresëlënëse.

Kulmi erdhi në fitoren 6-1 ndaj Bayern Munichut, ku Rexhepi realizoi pesë gola, të gjithë brenda vetëm 50 minutash. Ai vazhdoi formën e mirë edhe në arenën evropiane për të rinj, duke shënuar tri herë në fitoren 5-0 të Stuttgartit ndaj Vikingut në UEFA Youth League.

Këto paraqitje e kanë vendosur në qendër të vëmendjes dhe kanë treguar se ai mund të bëjë diferencën edhe në ndeshje me rëndësi të veçantë. Rexhepi kombinon fuqinë fizike me aftësinë për të gjetur hapësira dhe për të përfunduar aksionet, cilësi që e kanë nxitur krahasimin me Gomezin.

Vlerësimet nga SofaScore

Hapi drejt futbollit profesionist

Stuttgarti nuk po e zhvillon vetëm në ekipet e të rinjve. Rexhepi ka nisur të aktivizohet edhe me Stuttgart II, ekipin e dytë të klubit që garon në Ligën e Tretë gjermane, duke fituar përvojën e parë në futbollin e të rriturve.

Klubi, ndërkohë, ia ka zgjatur kontratën deri në vitin 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Kjo tregon se Stuttgarti dëshiron ta mbajë dhe ta zhvillojë një futbollist që po tregon potencial të madh.

Vendimi i karrierës pranë: Kosova apo Shqipëria?

Me formën e jashtëzakonshme që po kalon, përpos klubeve edhe dy kombëtarët tona, pra Kosova dhe Shqipëria aktualisht janë në garë për yllin e ri të Stuttgartit.

Rexhepi përfaqëson Shqipërinë U19, mirëpo edhe Kosova e ka kontaktuar, duke ia konfirmuar dëshirën për ta parë në fanellën “Dardane”.

Lojtari përndryshe ende nuk ka zgjedhur përfundimisht se kë të përfaqësojë në nivelin ndërkombëtar.

Kujtojmë, Rexhepi është futbollisti me më së shumti gola në Ligën e Kampionëve për të rinj, me plot pesë sosh, andaj cila do kombëtare që e bind e ka siguruar një talent të madh për të ardhmen./Telegrafi/

Lexo edhe

Meta dënohet me 25 miliardë dollarë për mashtrimin e përdoruesve të Facebook-ut

Meta dënohet me 25 miliardë dollarë për mashtrimin e përdoruesve të Facebook-ut

Shiroka-Pula thirrje Luginës për pjesëmarrje masive në zgjedhje, “Koalicioni Shqiptar”

Shiroka-Pula thirrje Luginës për pjesëmarrje masive në zgjedhje, “Koalicioni Shqiptar”

Meta dënohet me 25 miliardë dollarë për mashtrim me Facebookun

Meta dënohet me 25 miliardë dollarë për mashtrim me Facebookun

Në Gjermani e krahasojnë me Gomezin, kush është Enis Rexhepi që po ‘çmend’ Kosovën dhe Shqipërinë? | Momenti