Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqytetit në kujtim të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragjikisht në Vitomiricë të Pejës

Përmes një njoftimi, Rama ka shprehur solidaritet me familjen e të ndjerës dhe me gratë që përballen me frikën e dhunës.
“Mendimet dhe solidariteti ynë janë me familjen e saj dhe me çdo grua që përballet me frikën e dhunës”, ka shkruar Rama.
Ai ka theksuar se asnjë grua nuk duhet të jetojë e pambrojtur dhe se çdo thirrje për ndihmë duhet të marrë përgjigje.
“Asnjë grua nuk duhet të jetojë e pambrojtur, e asnjë thirrje për ndihmë nuk duhet të mbetet pa përgjigje”, ka deklaruar kryetari i Prishtinës.
I pari i kryeqytetit ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Zekaj, duke kërkuar drejtësi për Arlindën dhe përgjegjësi për çdo dështim që mund të ketë kontribuar në këtë tragjedi.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Kërkojmë drejtësi për Arlindën dhe përgjegjësi për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi”, ka përfunduar Rama.




