Ndërron jetë sulmuesi i Tenerifes pas përplasjes në fushë

Ndërron jetë sulmuesi i Tenerifes pas përplasjes në fushë

Ndërron jetë sulmuesi i Tenerifes pas përplasjes në fushë

Lajmi tragjik është konfirmuar nga vetë klubi i Tenerifes përmes një komunikate në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen për humbjen e futbollistit.

Gjendja shëndetësore e De Miguelit ishte përkeqësuar gjatë orëve të natës. Klubi kishte bërë të ditur se futbollisti kishte pësuar përkeqësim neurologjik, pasi fillimisht ishte dërguar në Spitalin Universitar Nuestra Senora de Candelaria, ku po merrte trajtim mjekësor.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ndodhi në minutat shtesë të përballjes ndaj Andorrës, kur sulmuesi u përplas me portierin kundërshtar, Jesús Owono, gjatë një aksioni për topin.

Për shkak të incidentit të rëndë, ndeshja u ndërpre përfundimisht në minutën e 108-të, në mënyrë që futbollistit t’i jepej ndihma e nevojshme mjekësore. Pas trajtimit fillestar në fushë, ai u transportua me ambulancë drejt spitalit.

Në komunikatën e publikuar këtë të martë, Tenerife ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e futbollistit, duke theksuar se klubi është i tronditur nga kjo humbje.

Familja e De Miguelit ka falënderuar të gjithë ata që kanë dërguar mesazhe mbështetjeje dhe ngushëllimi, ndërsa ka kërkuar respektimin e privatësisë në këto momente të vështira.

“U prehtë në paqe”, përfundon komunikata e klubit spanjoll.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Dugini dhe teologu islam në një platformë, Fetoshi: Rusia po ndërthur profecitë fetare për interesa gjeopolitike

Dugini dhe teologu islam në një platformë, Fetoshi: Rusia po ndërthur profecitë fetare për interesa gjeopolitike

Vdekja tragjike e Miguelit, portieri i Andorrës po e përjeton rëndë ngjarjen

Vdekja tragjike e Miguelit, portieri i Andorrës po e përjeton rëndë ngjarjen

“Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, publikohet letra e Veliajt drejtuar GJKKO

“Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, publikohet letra e Veliajt drejtuar GJKKO