Ndërron jetë aktori Anthony Clark në moshën 62-vjeçare

Ndërron jetë aktori Anthony Clark në moshën 62-vjeçare

Ndërron jetë aktori Anthony Clark në moshën 62-vjeçare

Aktori dhe komediani amerikan Anthony Clark, i njohur për rolin e Greg Warner në serialin “Yes, Dear”, ka ndërruar jetë më 10 nëntor, në moshën 62-vjeçare.

Sponsor 3M Express

Lajmin e ka bërë të ditur kolegu i tij nga seriali, Mike O’Malley, i cili e ka kujtuar Clarkun si një njeri jashtëzakonisht gazmor.

Ai tregoi se kishin folur për herë të fundit në telefon rreth tri javë para vdekjes së tij dhe se aktori edhe atëherë kishte arritur t’i bënte të qeshnin.

Anthony Clark

Clark e nisi karrierën në stand-up komedi, ndërsa u bë i njohur për publikun përmes serialit “Boston Common”.

Nga viti 2000 deri më 2006, ai interpretoi në serialin “Yes, Dear”, i cili përfundoi pas 122 episodeve.

Në vitin 2006, ishte gjithashtu prezantues i emisionit “Last Comic Standing”.

Pas vdekjes së tij, dedikime ka bërë edhe aktori Nick Swardson, menaxheri Barry Katz dhe krijuesi i serialit, Greg Garcia.

Sipas menaxherit të tij, Clark ishte një person me energji dhe dashuri që i përcillte të gjithë ata me të cilët punonte.

Shkaku zyrtar i vdekjes nuk është bërë i ditur, ndonëse “Deadline” raportoi se ai vdiq nga komplikimet e lidhura me pneumoninë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Arda Guler drejt largimit nga Real Madridi? PSG i ofron pagë prej 22 milionë eurosh

Arda Guler drejt largimit nga Real Madridi? PSG i ofron pagë prej 22 milionë eurosh

Kane ka fituar gjithçka individualisht, tani e kërkon Championsin dhe trofe me Anglinë

Kane ka fituar gjithçka individualisht, tani e kërkon Championsin dhe trofe me Anglinë

Presidentja Shiroka Pula thekson rëndësinë e dokumentimit të krimeve të luftës

Presidentja Shiroka Pula thekson rëndësinë e dokumentimit të krimeve të luftës