Ndërrimi i orës në Zvicër, një orë më shumë gjumë, por çfarë ndodh me shëndetin?

Ndërrimi i orës në Zvicër, një orë më shumë gjumë, por çfarë ndodh me shëndetin?

Ndërrimi i orës në Zvicër, një orë më shumë gjumë, por çfarë ndodh me shëndetin?

Si në shumë vende në botë, edhe Zvicra do të kalojë në orarin dimëror të dielën, më 25 tetor.

Sponsor 3M Express

Në orën 03:00, akrepat do të kthehen në 02:00, duke u dhënë qytetarëve një orë më shumë gjumë.

Megjithatë, sipas raportimeve të Swissinfo, ndryshimi i orës mbetet temë debati për shkak të ndikimit të tij në shëndet.

Ndërsa, kalimi në orarin dimëror u mundëson njerëzve të flenë më gjatë, ndryshimi i ritmit të përditshëm mund të ndikojë përkohësisht në gjumë dhe në orën biologjike të trupit.

Studimet e përmendura në raportime tregojnë se ndryshimi sezonal i orës mund të shoqërohet me pasoja shëndetësore, shkruan Telegrafi.

Në Zvicër, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave, ditën pas kalimit në orarin dimëror numri i pacientëve që paraqiten në urgjencë rritet mesatarisht me 3.5 %, ndërsa pas kalimit në orarin veror rritja arrin në 6.5 %.

Ekspertët e gjumit theksojnë rëndësinë e ritmit të qëndrueshëm të gjumit dhe të ekspozimit ndaj dritës natyrore në mëngjes për të ndihmuar trupin të përshtatet me orarin e ri.

Orari dimëror do të mbetet në fuqi deri më 28 mars 2027, kur Zvicra do të kalojë sërish në orarin veror./Telegrafi/

Lexo edhe

Lehtësohet procedura për viza drejt Arabisë Saudite për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

Lehtësohet procedura për viza drejt Arabisë Saudite për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

KN STEP merr çmimin e klubit më të mirë në Maqedoni, Bora Ademi me 5 rekorde, Jon Buzuku notari më i mirë

KN STEP merr çmimin e klubit më të mirë në Maqedoni, Bora Ademi me 5 rekorde, Jon Buzuku notari më i mirë

“Mbi 500 tema diplome me sukses” – nga Bachelor deri në Doktoraturë, reklamat që ngrenë alarmin për integritetin akademik në Kosovë

“Mbi 500 tema diplome me sukses” – nga Bachelor deri në Doktoraturë, reklamat që ngrenë alarmin për integritetin akademik në Kosovë

Ndërrimi i orës në Zvicër, një orë më shumë gjumë, por çfarë ndodh me shëndetin? | Momenti