Ndërpritet seanca në mungesë ndaj të akuzuarit Adnon Jashari për vrasjen e Diana Kastratit

Ndërpritet seanca në mungesë ndaj të akuzuarit Adnon Jashari për vrasjen e Diana Kastratit

Ndërpritet seanca në mungesë ndaj të akuzuarit Adnon Jashari për vrasjen e Diana Kastratit

Është ndërprerë seanca e sotme ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati, në vitin 2011.

Siç raporton gazetarja e TV Dukagjinit, Dorentina Thaqi, ndërprerja erdhi pas kërkesës së avokatit mbrojtës, Haxhi Millaku, i cili kundërshtoi zhvillimin e seancës, duke thënë se kjo nuk është drejtësi, pasi që aktakuza kishte vite që ndodhej në Gjykatë, ndërsa seanca po caktohet vetëm pas ngjarjeve të fundit në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Millaku deklaroi se, ndonëse që nga viti 2011 kishte autorizim për ta mbrojtur Jasharin, deri më sot nuk e kishte pranuar aktakuzën e ngritur ndaj klientit të tij.

Ai kërkoi që seanca e sotme të ndërpritej.

Gjatë seancës, avokati reagoi edhe ndaj prokurorit, i cili tha se shkresat e lëndës i ishin dorëzuar mbrojtjes sipas detyrës zyrtare.

Pas 15 vjetësh nga vrasja e Diana Kastratit, sot mbahet seanca në mungesë ndaj Adnon Jasharit

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Përfundojnë pas katër orësh bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së

Përfundojnë pas katër orësh bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së

Hajrizi optimist para Izraelit: Atmosfera në Kombëtaren e Kosovës është shumë e mirë

Hajrizi optimist para Izraelit: Atmosfera në Kombëtaren e Kosovës është shumë e mirë

Tragjedi në Bullgari, Përplasje me dhjetëra automjete në autostradë – 11 të vdekur e 50 të plagosur

Tragjedi në Bullgari, Përplasje me dhjetëra automjete në autostradë – 11 të vdekur e 50 të plagosur

Ndërpritet seanca në mungesë ndaj të akuzuarit Adnon Jashari për vrasjen e Diana Kastratit | Momenti