Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë – Trainkos njofton udhëtarët për pezullimin e shërbimeve

Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë – Trainkos njofton udhëtarët për pezullimin e shërbimeve

Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë – Trainkos njofton udhëtarët për pezullimin e shërbimeve

Ndërmarrja Publike Trainkos ka njoftuar se qarkullimi i trenave në Kosovë do të ndërpritet si pasojë e ndalimit të paralajmëruar të shërbimeve nga Infrakos, ndërmarrja përgjegjëse për menaxhimin e infrastrukturës hekurudhore.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, treni me numër 4201, i cili niset nga Prishtina në orën 07:50, do ta përfundojë udhëtimin në Fushë Kosovë, pa vazhduar më tej sipas itinerarit të planifikuar.

Kjo pasi Infrakos ka paralajmëruar se në orën 08:00 do të ndërpresë ofrimin e shërbimeve infrastrukturore.

Trainkos ka bërë të ditur se pas këtij udhëtimi, të gjithë trenat e tjerë do të pezullojnë qarkullimin deri në normalizimin e situatës dhe rikthimin e shërbimeve nga Infrakos.

Ndërmarrja ka kërkuar mirëkuptimin e udhëtarëve, duke theksuar se kjo situatë është jashtë mundësive të saj operative.

Po ashtu, Trainkos ka njoftuar se qytetarët do të informohen me kohë për çdo zhvillim të ri dhe për rifillimin e qarkullimit të trenave.

Ende nuk është bërë e ditur se sa mund të zgjasë ndërprerja e shërbimeve hekurudhore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Dhunë ndaj gruas në Gjakovë, burri e shtyn dhe e shkul perden nga nervoza – përfundon në ndalim për 48 orë

Dhunë ndaj gruas në Gjakovë, burri e shtyn dhe e shkul perden nga nervoza – përfundon në ndalim për 48 orë

Lëndimi i rëndë i Manuel Neuer

Lëndimi i rëndë i Manuel Neuer

“Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin në Hagë

“Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin në Hagë