Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se më 24 tetor 2026 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona, për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit, zonat që do të preken nga kjo ndërprerje janë Lagjja Nic, Çagllavica, Lagjja Qëndresa, një pjesë e Veternikut në drejtim të Rezonancës, si dhe Hajvalia.
Kompania ka bërë të ditur se furnizimi me ujë do të mbetet i ndërprerë deri në përfundimin e punimeve.
KRU “Prishtina” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin gjatë realizimit të punimeve. /Telegrafi/




