Ndalohet për 48 orë i dyshuari për ushtrim të dhunës ndaj një gruaje në qytetin e Pejës

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për ushtrim të dhunës ndaj një gruaje në qytetin e Pejës

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për ushtrim të dhunës ndaj një gruaje në qytetin e Pejës

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se sot ka pranuar një video nga një qytetar, në të cilën shihet një person duke ushtruar dhunë ndaj një viktime në qytetin e Pejës.

Sponsor 3M Express

Sipas një njoftimi për media thuhet se pas pranimit të videos, prokurorja kujdestare nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar menjëherë Policinë e Kosovës për identifikimin e personit të dyshuar dhe të viktimës, si dhe për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe ligjore.

“Hetuesit e Stacionit Policor në Pejë kanë shoqëruar në polici personin e dyshuar dhe viktimën, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtejshme procedurale. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Pejë falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin në raportimin e rasteve që bien ndesh me ligjin.

Prokuroria, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për trajtimin e rasteve të tilla.

Prokuroria Themelore në Pejë rithekson rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, duke garantuar trajtimin e çdo rasti në përputhje me ligji. /Telegrafi/

Lexo edhe

Arsenali ishte shumë pranë transferimit të Viniciusit, por agjenti zbulon arsyen që e mbajti te Real Madridi

Arsenali ishte shumë pranë transferimit të Viniciusit, por agjenti zbulon arsyen që e mbajti te Real Madridi

Koordinatori Nacional për dhunën në familje takohet me përfaqësuesen e EULEX-it

Koordinatori Nacional për dhunën në familje takohet me përfaqësuesen e EULEX-it

Islami: Gjuriqi tentoi të mbrojë Serbinë për sulmin terrorist në Banjskë

Islami: Gjuriqi tentoi të mbrojë Serbinë për sulmin terrorist në Banjskë

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për ushtrim të dhunës ndaj një gruaje në qytetin e Pejës | Momenti