MPB Maqedoni njofton se dje (19.11.2026), në orën 06:30, në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria A.F. (28) nga Shkupi.

“Ai dyshohet se rreth orës 05:50, në zonën e Çairit, i ka vënë flakën një automjeti udhëtarësh “Opel Corsa”, me targa të Shkupit, në pronësi të nënës së tij, si dhe e ka kërcënuar se do t’i vërë flakën edhe banesës në të cilën jetojnë”.
“Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.





