Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Prizren, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimi për ndalimin e punimeve është marrë pas inspektimit në terren, ku janë evidentuar mangësi në respektimin e kërkesave ligjore për sigurinë e punëtorëve.

Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Burimi: RTKLive




