Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në dy objekte ndërtimi në Istog dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve janë konstatuar parregullsi që paraqesin rrezik për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimi për ndalimin e punimeve është marrë për shkak të mangësive në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.
Punimet në këto objekte nuk do të lejohen të vazhdojnë deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati ka bërë të ditur se do të vazhdojë inspektimet në terren dhe do të ndërmarrë masa ligjore ndaj subjekteve që nuk i respektojnë kërkesat për siguri dhe shëndet në punë.
Njëkohësisht, ky institucion u ka bërë thirrje punëdhënësve që të zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




