Dy persona janë ndaluar me urdhër të ushtrueses së detyrës së kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të grabitjes.

Lajmin e ka bërë të ditur Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, i cili ka njoftuar se të dyshuarit dyshohet se mbrëmjen e kaluar kanë grabitur një shtetase të huaj.
Sipas Nikçit, ushtruesja e detyrës së kryeprokurores, së bashku me zyrtarë policorë, kanë vizituar viktimën në strehimore për t’u informuar nga afër për gjendjen e saj.
Rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë./Telegrafi.




