Ndalohen 9 persona në Prishtinë, dyshohen për mashtrim me investime në Bitcoin

Ndalohen 9 persona në Prishtinë, dyshohen për mashtrim me investime në Bitcoin

Ndalohen 9 persona në Prishtinë, dyshohen për mashtrim me investime në Bitcoin

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2026, në disa lokacione në Prishtinë, ku të dyshuarit, duke vepruar si grup, pretendohet se kanë mashtruar shtetas suedezë përmes ofertave të rreme për investime në Bitcoin.

Të dyshuarit, përmes paraqitjes së rreme të fakteve, dyshohet se i kanë nxitur viktimat të investojnë mjete financiare, të cilat më pas janë transferuar në llogari të tjera të panjohura.

Sponsor 3M Express

Si pasojë, të dëmtuarve u është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material. Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë aksionit, dy nga të dyshuarit, me inicialet R.H. dhe D.H., dyshohet se kanë sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

Për këtë rast, ata dyshohen edhe për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”. Të nëntë personat janë ndaluar me vendim të Prokurorit të Shtetit për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Nga vetëbesimi te pamja natyraleOtoplastika në United Hospital vjen me ofertë ekskluzive sezonale

Nga vetëbesimi te pamja natyraleOtoplastika në United Hospital vjen me ofertë ekskluzive sezonale

Zajkova: Lufta për lista të hapura nuk është tradhti, por liri për qytetarët

Zajkova: Lufta për lista të hapura nuk është tradhti, por liri për qytetarët

Prokuroria Speciale ndalon një të dyshuar për rastin e 1 milionëshit

Prokuroria Speciale ndalon një të dyshuar për rastin e 1 milionëshit