Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar me ironi pas ndërprerjes së energjisë elektrike në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancës ku po diskutohet për buxhetin e vitit 2027.

Sadiku ka bërë të ditur se për shkak të ndërprerjes së rrymës dhe problemeve me sistemin, deputetët kanë shkuar në pauzë prej dhjetë minutash.
Përmes një reagimi, ai e ka ndërlidhur ndërprerjen e energjisë me atë që e ka cilësuar si mashtrim lidhur me buxhetin e vitit të ardhshëm.
“Nuk mujti me e duru as sistemi gjithë këtë mashtrim që po ndodh sot me buxhetin e vitit 2027. Edhe sistemi e dorëzoi mandatin!”, ka shkruar Sadiku.
Deputeti i LDK-së e ka shoqëruar reagimin me ironi, duke e paraqitur ndërprerjen e sistemit si një dorëzim simbolik përballë zhvillimeve në Kuvend.
Ditëve të fundit ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në gjithë Kosovën, pa lënë anash kryeqytetin.





