Modelja dhe aktorja amerikane, Toukie Smith, ish-partnerja e aktorit Robert De Niro dhe nëna e dy fëmijëve të tij binjakë, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sklerozën multiple.

Lajmin për vdekjen e saj e konfirmuan fëmijët, Airyn dhe Julian, për revistën “The Hollywood Reporter”.
Smith ndërroi jetë më 4 nëntor në New York, pas asaj që familjarët e përshkruan si një betejë të gjatë dhe të guximshme me sëmundjen.
Toukie dhe Roberti
Në deklaratën e tyre, binjakët vlerësuan trashëgiminë e nënës, duke theksuar se ajo ishte pjesë e një familjeje që kishte ndikuar në modën dhe kulturën amerikane.
Ata shtuan se bukuria, eleganca dhe prania e saj kishin hapur rrugën për shumë modele dhe stiliste me ngjyrë në industrinë e modës.
Toukie Smith ishte një emër i njohur në botën e modelimit, teksa ishte shfaqur edhe në serialin komik të NBC-së, “227”.
Ajo dhe Robert De Niro ishin partnerë dhe jetonin së bashku nga viti 1988 deri në vitin 1996.
Çifti u bënë prindër të binjakëve Airyn dhe Julian në vitin 1995, përmes një nëne surrogate.
Toukie dhe Roberti
Një tjetër zhvillim që mori vëmendje publike ishte ai i prillit të vitit 2025, kur vajza e tyre, Airyn, bëri të ditur se identifikohet si transgjinore.
Në atë kohë, tregoi se të dy prindërit kishin dëshiruar ta mbanin jetën e saj larg vëmendjes publike, në mënyrë që të kishte një fëmijëri sa më normale.
Robert De Niro shprehu publikisht mbështetjen për vajzën e tij, duke deklaruar se e kishte dashur dhe mbështetur si djalë dhe se vazhdonte ta donte e ta mbështeste si vajzë.
Robert De Niro ndryshe është baba i shtatë fëmijëve nga marrëdhënie të ndryshme, derisa binjakët me Toukie Smith ishin pjesë e familjes së tij që nga viti 1995. /Telegrafi/




