Ndahet nga jeta në moshën 51-vjeçare bashkëshortja e yllit të “Riverdance” Michael Flatley, Niamh O’Brien

Niamh O’Brien, bashkëshortja e Michael Flatley, yllit të “Riverdance” dhe krijuesit të spektaklit të famshëm “Lord of the Dance”, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare.

Sponsor 3M Express

Flatley, 68 vjeç, e ndau lajmin e trishtë në rrjetet sociale, ku i dha lamtumirën bashkëshortes përmes një mesazhi emocionues, të shoqëruar me një fotografi të tyre së bashku.

Ai e përshkroi Niamh si “dashurinë e jetës së tij”.

Çifti njiheshin prej vitesh para se lidhja e tyre të kthehej në një histori dashurie.

Niamh ishte balerinë në shfaqjet e Flatley-t dhe ishte pikërisht ai që e zgjodhi për rolin kryesor në spektaklin e njohur “Lord of the Dance”.

Ata u martuan në vitin 2006 në kishën e Shën Patrikut në Fermoy, në Cork të Irlandës.

Një vit më vonë u bënë prindër të djalit të tyre, Michael St. James, i cili tashmë është 19 vjeç.

Edhe pse Flatley ka folur rrallë për jetën e tij private, në intervista ai ka treguar vazhdimisht se sa të rëndësishëm ishin bashkëshortja dhe djali i tij.

Vitet e fundit, familja kishte kaluar edhe periudha të vështira për shkak të betejës së Flatley-t me kancerin.

Në fillim të vitit 2023, bëri të ditur se ishte diagnostikuar me një formë agresive të sëmundjes.

Ai iu nënshtrua një operacioni dhe më pas vazhdoi trajtimin dhe kontrollet e rregullta mjekësore.

Michael fitoi famë botërore si një nga figurat kryesore të “Riverdance”, i cili u bë i njohur ndërkombëtarisht pas performancës në Eurovision në vitin 1994. /Telegrafi/

Lexo edhe

Roseanne Barr zbulon çfarë i kishte treguar Lisa Marie Presley për martesën me Michael Jackson

Roseanne Barr zbulon çfarë i kishte treguar Lisa Marie Presley për martesën me Michael Jackson

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik

Nga Sigal Prishtina në EuroLeague nën drejtimin e legjendës Tony Parker: Historia frymëzuese e Both Gach

Nga Sigal Prishtina në EuroLeague nën drejtimin e legjendës Tony Parker: Historia frymëzuese e Both Gach

Ndahet nga jeta në moshën 51-vjeçare bashkëshortja e yllit të “Riverdance” Michael Flatley, Niamh O’Brien | Momenti