Artisti dhe ish-gazetari nga Ferizaj, Nexhat Xhokli, ka vdekur, duke lënë pas kontributin e tij në art dhe gazetari.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga Sinjali, e cila ka raportuar se ndarja e tij nga jeta ka prekur familjarët, miqtë, kolegët dhe komunitetin artistik e medial.
Xhokli do të kujtohet për angazhimin e tij në fushën e artit dhe gazetarisë, si dhe për gjurmët që la te njerëzit me të cilët bashkëpunoi dhe ata që e njohën nga afër.
Vdekja e tij përbën një humbje për familjen, miqtë dhe qytetin e Ferizajt.
Ceremonia e varrimit do të bëhet nesër më 26 tetor në ora 15:00, në varrezat e reja të këtij qyteti.
Derisa nga ora 12:00, do të mbahet mbledhje komemorative, në sallën e re të teatrit-në objektin e Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport, Ferizaj.




