NATO ka vendosur të dërgojë mjete shtesë në rajonin e Detit të Zi, përfshirë kapacitete për mbikëqyrje, zbulim dhe analiza forenzike.
Ambasadorët e NATO-s diskutuan sot për sigurinë në Detin e Zi në Këshillin e Atlantikut të Veriut. Aleanca theksoi se tashmë ka forcuar praninë në krahun lindor, përfshirë kapacitetet kundër dronëve.

NATO nënvizoi se do të vazhdojë të veprojë e bashkuar dhe të sigurojë gatishmërinë për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi dhe për të mbrojtur një miliard njerëz.
Burimi: RTKLive




