Në këtë seancë, LVV-ja do të propozojë formimin e një komisioni hetimor parlamentar, i cili do të shqyrtojë përgjegjësitë institucionale dhe reagimin e institucioneve ndaj kërkesave të viktimës për drejtësi dhe siguri.
Nagavci ka theksuar se të gjithë personat që kanë dështuar të reagojnë ndaj këtyre kërkesave duhet të mbajnë përgjegjësi. Sipas saj, hetimi nuk synon vetëm zbardhjen e përgjegjësive në këtë rast, por edhe parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.

Ajo ka folur për këtë çështje pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke e cilësuar vrasjen si një rast që ka tronditur shoqërinë dhe duke kërkuar shqyrtim të përgjegjësive në të gjitha hallkat institucionale.
Ndërkohë, seanca e radhës e Kuvendit është caktuar për të enjten, në orën 10:00. Në rend dite parashihet shqyrtimi në lexim të dytë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Buxhetit, si dhe i projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Sipas Nagavcit, këto projektligje kanë kaluar procedurat përkatëse në komisionet parlamentare.
Burimi: RTKLive




