Nagavci kërkon seancë të jashtëzakonshme pas vrasjes së Arlinda Zekës

Nagavci kërkon seancë të jashtëzakonshme pas vrasjes së Arlinda Zekës

Nagavci kërkon seancë të jashtëzakonshme pas vrasjes së Arlinda Zekës

Nagavci ka njoftuar se në këtë seancë do të kërkohet themelimi i një komisioni hetimor parlamentar, me qëllim të shqyrtimit të përgjegjësisë institucionale dhe zbardhjes së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve përgjegjëse.

Sipas saj, viktima kishte kërkuar ndihmë nga institucionet tri ditë para se të vritej, duke paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka theksuar se rasti kërkon drejtësi dhe përgjegjësi, duke kërkuar që të hetohet çdo veprim apo mosveprim institucional që mund të ketë ndikuar në këtë tragjedi.

Ajo ka theksuar se asnjë grua nuk duhet ta humbasë jetën pasi kërkon mbrojtje nga institucionet, ndërsa ka kërkuar që përgjegjësia për rastin të trajtohet përmes një hetimi të plotë dhe pa përjashtime.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Policia shpall në kërkim Albert Sylajn për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia shpall në kërkim Albert Sylajn për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt, kërkon ndihmën e qytetarëve

Ndalet në Merdare një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile

Ndalet në Merdare një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile

Garë e madhe nga tre kandidatë, kush po e fiton Topin e Artë 2026?

Garë e madhe nga tre kandidatë, kush po e fiton Topin e Artë 2026?