Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin llogari

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin llogari

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin llogari

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Sylaj Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke theksuar se ajo kishte paralajmëruar për rrezikun që i kanosej.

Sponsor 3M Express

Gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur pas vrasjes së saj dhe për trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve, Nagavci bëri të ditur se më 22 tetor, pak ditë para vrasjes, Arlinda i kishte dërguar një letër urgjente Prokurorisë Themelore në Pejë.

Në këtë letër, sipas Nagavcit, ajo kishte kërkuar veprime të menjëhershme, zbatimin e një urdhri gjyqësor dhe hetimin e zyrtarëve që, sipas saj, nuk i kishin përmbushur detyrat e tyre.

Nagavci theksoi se institucionet duhet të sqarojnë se çfarë ndodhi me letrën, nëse rreziku u vlerësua seriozisht dhe nëse u ndërmorën masa për mbrojtjen e viktimës.

“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, citoi Nagavci një pjesë të letrës së Arlindës.

Ajo ngriti pyetje për veprimet e Prokurorisë dhe zbatimin e urdhrit gjyqësor, duke kërkuar përgjigje konkrete për përgjegjësitë institucionale.

Sipas saj, prokuroria duhet të veprojë me urgjencë kur ka paralajmërime konkrete për rrezik ndaj jetës, ndërsa vendimet gjyqësore duhet të zbatohen dhe masat mbrojtëse të jenë efektive.

Në fund, Nagavci njoftoi se do të formohet një komision hetimor parlamentar për të shqyrtuar hallkat institucionale që mund të kenë dështuar në këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Automjetet BYD ndalohen në një bazë ushtarake amerikane në Japoni

Automjetet BYD ndalohen në një bazë ushtarake amerikane në Japoni

Tragjedi në një pallat në Milano, një viktimë dhe pesë të plagosur, dyshime për zjarr të qëllimshëm

Tragjedi në një pallat në Milano, një viktimë dhe pesë të plagosur, dyshime për zjarr të qëllimshëm

Gashi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Institucionet kanë përgjegjësi dhe llogaridhënie

Gashi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Institucionet kanë përgjegjësi dhe llogaridhënie