Nafta tejkalon 110 dollarë fuçia: Arrin nivelin më të lartë 5 mujor

Nafta tejkalon 110 dollarë fuçia: Arrin nivelin më të lartë 5 mujor

Nafta tejkalon 110 dollarë fuçia: Arrin nivelin më të lartë 5 mujor

Çmimet e naftës ne bursa arritën të martën nivelin më të lartë pesë mujor. Nafta e papërpunuar brent tejakloi 110 dollarë për fuçi, çmimi më i lartë që nga 20 maji.

Shqetësimet u shtuan më tej në tregje pas përshkallëzimit të sulmeve të rebelëve Huthi ndaj infrastrukturës energjetike saudite dhe raportimeve për sulme ndaj anijeve në Gjirin Persik.

Sponsor 3M Express

Arabia Saudite, eksportuesi më i madh i naftës bruto në botë rriti prodhimin e naftws muajin e kaluar, pavarësisht ndërprerjeve në dërgesa të shkaktuara nga lufta. Por, goditjet në infrastrukturën e saj rrisin rrezikun për prodhimin dhe për dërgesat përmes Detit të Kuq, alternativa kryesore që shmang Ngushticën e Hormuzit.

Firma e gjurmimit të anijeve Kpler tha se të paktën 18 anije u sulmuan gjatë dy javëve të fundit.

Nafta brent është rritur me gati 80% përgjatë këtij viti, ndërsa konflikti në Iran  së bashku me luftën Rusi-Ukrainë ka ndikuar furnizimet duke rritur pasigurinë mbi flukset globale të karburanteve.

Eksportet e naftës ndërkohë janë rekuperuar së fundmi duke iu afruar niveleve të paraluftës, por dërgesat e produkteve të rafinuara mbeten ende të kufizuara, shkruan abcnews.al.

Megjithatë, sipas analistëve rimëkëmbja e dërgesave ende nuk ka hequr primin e rrezikut nga çmimet e naftës, me sulmet e vazhdueshme që po mbajnë tregtarët të vëmendshëm ndaj asaj që ndodh në tregje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Nafta tejkalon 110 dollarë fuçia: Arrin nivelin më të lartë 5 mujor | Momenti