“Na dhemb shpirti për historinë tonë” – Besnik Tahiri reagon ashpër pas vizitës së Jakup Krasniqit: Trajtimi i tij kënaq vetëm armiqtë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar me shqetësim dhe dhimbje të thellë pas vizitës së ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në Kosovë, duke kritikuar mënyrën se si po trajtohet një figurë e madhe e kombit.

Sponsor 3M Express

Në një reagim publik, Tahiri ka vënë në pah kontributin e jashtëzakonshëm të Krasniqit, i cili i kushtoi jetën çështjes kombëtare, luftës çlirimtare dhe shtetformimit të vendit.

Sipas deputetit të AAK-së, situata aktuale dhe mënyra e trajtimit të tij shkaktojnë dhimbje të madhe shpirtërore, duke shërbyer vetëm për të kënaqur armiqtë dhe ata që dikur punuan kundër interesave të Kosovës.

“Të dhemb në shpirt kur një njeri, i cili ia kushtoi jetën çështjes kombëtare, luftës çlirimtare dhe pavarësisë së vendit, trajtohet në një mënyrë që mund t’i kënaqë vetëm armiqtë dhe ata që dikur punuan kundër interesit shtetëror e kombëtar”, ka shkruar Tahiri.

Duke e vlerësuar lart rolin dhe figurën e tij historike, Tahiri ka theksuar se Baca Jakup mbetet një shtyllë e rëndësishme e historisë sonë të lavdishme.

“Jakup Krasniqi është një emër i lartësuar në historinë e vendit tonë. Një histori së cilës iu përkushtua që në rini, duke vënë në shërbim të saj intelektin, dijen, energjinë dhe gjithë qenien e tij”, ka vijuar ai.

Në fund të reagimit të tij, kreu i deputetëve të AAK-së ka përcjellë një mesazh prekës për ndjenjën e krijuar në opinionin publik pas kësaj vizite të kufizuar:

“Sot na dhemb shpirti për historinë tonë e sot Baca Jakup na mërziti shumë!”, ka përfunduar Tahiri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“A e njeh Ukin ti?”: Pyetja që “theu” internetin

“A e njeh Ukin ti?”: Pyetja që “theu” internetin

Pretendimet për kërcënim nga rektori i UP-së, studentët thërrasin protestë

Pretendimet për kërcënim nga rektori i UP-së, studentët thërrasin protestë

Rezultatet e referendumit publikohen të hënën, studentët nuk heqin dorë nga kërkesa për rritje të shujtës

Rezultatet e referendumit publikohen të hënën, studentët nuk heqin dorë nga kërkesa për rritje të shujtës