Mustafa pyet Qeverinë: Çfarë është bërë ndër vite për ta zgjidhur problemin me energjinë?

Mustafa pyet Qeverinë: Çfarë është bërë ndër vite për ta zgjidhur problemin me energjinë?

Mustafa pyet Qeverinë: Çfarë është bërë ndër vite për ta zgjidhur problemin me energjinë?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë për mungesën e përgatitjeve të mjaftueshme në sektorin e energjisë për përballimin e sezonit të dimrit, duke ngritur shqetësime për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e kapaciteteve ekzistuese të prodhimit.

Sponsor 3M Express

Gjatë debatit për sektorin e energjisë në Kuvendin e Kosovës, Mustafa ka thënë se vëmendja duhet të përqendrohet te gatishmëria e vendit për muajt e ftohtë dhe te kostoja që do të përballojnë qytetarët si pasojë e mungesës së prodhimit vendor të energjisë elektrike.

Sipas tij, ndonëse tregjet ndërkombëtare të energjisë përballen me sfida të shumta, një pjesë e konsiderueshme e problemeve në Kosovë buron nga planifikimi, menaxhimi dhe mirëmbajtja e dobët e kapaciteteve vendore.

“Në vend që të flasim për kapacitete të reja, tema është kthyer te remontet e kapaciteteve ekzistuese që nuk po kryhen me sukses e po dështojnë njëra pas tjetrës”, ka deklaruar Mustafa.

Deputeti i PDK-së ka kritikuar edhe paralajmërimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për formimin e një task-force me akterët kryesorë të sektorit të energjisë, si një nga masat për përballimin e dimrit.

Mustafa ka rikujtuar se një mekanizëm i ngjashëm ishte krijuar edhe në vitin 2021, duke kërkuar që të bëhet e ditur se çfarë rekomandimesh kishte nxjerrë atëherë dhe sa prej tyre ishin zbatuar.

“Nëse pas kaq vitesh zgjidhja jonë kryesore vazhdon të jetë krijimi i një task-force, atëherë pyetja është çfarë kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve për ta përgatitur Kosovën për dimra të vështirë?”, ka thënë ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nis kthimi i parave për klientët e Alta Bankës në Serbi

Nis kthimi i parave për klientët e Alta Bankës në Serbi

Rizvanolli u kundërpërgjigjet kritikave për prodhimin e rrymës: Po bëhen investime që s’janë bërë kurrë

Rizvanolli u kundërpërgjigjet kritikave për prodhimin e rrymës: Po bëhen investime që s’janë bërë kurrë

SHBA-ja ngrin 2.7 miliardë dollarë në kriptovaluta të vjedhura nga një sulm masiv kibernetik i Koresë së Veriut

SHBA-ja ngrin 2.7 miliardë dollarë në kriptovaluta të vjedhura nga një sulm masiv kibernetik i Koresë së Veriut