Mustafa Dauti: Për dy vite Dogana ka sekuestruar rreth 400 kg drogë, 5 kg ar dhe mbi 2 milionë euro para kesh

Mustafa Dauti: Për dy vite Dogana ka sekuestruar rreth 400 kg drogë, 5 kg ar dhe mbi 2 milionë euro para kesh

Mustafa Dauti: Për dy vite Dogana ka sekuestruar rreth 400 kg drogë, 5 kg ar dhe mbi 2 milionë euro para kesh

Zv.drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut Mustafa Dauti, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo me të cilin kemi diskutuar për punën e doganierëve, kushtet në të cilën punojnë ata, si dhe çfarë tentohet më shumë të kontrabandohet.

Sponsor 3M Express

Ai theksoi se Dogana e Maqedonisë është duke punuar me përkushtim dhe seriozitet të madh, ndërsa e cilësoi si periudhën më efektive të këtij institucioni.

Dauti tha se brenda dy viteve kanë sekuestruar rreth 400 kilogramë drogë, rreth 5 kilogramë ari, si dhe mbi 2 milionë euro para kesh.

“Jemi duke punuar me përkushtim dhe seriozitet dhe arsyeja e vetme është pasi gjithçka është në dobi të shtetit dhe qytetarëve. Sa më shumë që kemi kontrolle, aq mbrojmë biznesin dhe qytetarët. Dogana përveç kufijve, kemi edhe njësitin mobil i cili vjen edhe në rrugë, pa paralajmërim paraprak, dhe të kontrollon”.

“Produktet që kontrabandohen më shpesh janë droga, ari, cigaret, barnat, edhe lloje të tekstilit. Ajo që ne e bëjmë me seriozitet është të mos lëmë produkte jocilësore, për shkak të shëndetit të njerëzve. Kemi ekspertë të cilët e testojnë cilësinë e produkteve. Nuk mund të lejojmë që gjithçka të futet në vend. Nëse konfiskojmë të holla, ato shkojnë në Bankën Popullore, ndërsa droga dhe armët shkojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe aty asgjësohen. Brenda dy viteve kemi sekuestruar rreth 400 kg drogë, rreth 5 kg ar, dhe mbi 2 milionë euro para kesh. Kemi sekuestruar mbi 50 mijë ilaçe dhe mendoj se kjo punë nuk është vogël”, tha mes tjerash Dauti.

E pyetëm se si është procedura nëse qytetarët sjellin vetura nga jashtë, ndërsa tha se Dogana posedon një platformë të veçantë për automjetet.

“Paraqitet vetura në terminalet doganor, ata e kanë platformën në të cilën të gjitha të dhënat e veturës vendosen brenda dhe me automatizëm platforma e nxjerr se sa duhet të paguhet për doganë. Me sistemin e ri nuk ka hapësirë për të bërë manipulime, pasi edhe po të dojë doganieri, e ka sistemin dhe ka kontroll i cili e kontrollon sistemin nëse e njëjta veturë është doganuar me çmimin e njëjtë. Kemi raste të panumërta në Prokurori të cilët në të kaluarën kanë bërë keqpërdorime”, tha Dauti.

Kurse sa i përket produkteve online që qytetarët i porosisin nga jashtë vendit, ai tha se kompanitë e huaja i paguajnë tatim shtetit.

“Vitin e kaluar në dhjetor, u bë ndryshimi i ligjit për porositë online. Më parë ishte që deri në 22 euro nuk ke asnjë lloj detyrimi. Tani detyrimet TVSH fillojnë deri 90 euro duhet ta paguash TVSH-në e produktit. Prej 90 euro qytetarët i detyrohen edhe Doganës, por ato përfshihen në çmimin e produktit dhe qytetarët nuk duhet të paguajnë në mënyrë të veçantë Doganën”, tha Dauti.

Ai theksoi se doganierët e Maqedonisë së Veriut trajnohen edhe në vend edhe jashtë vendit, në bashkëpunim me organizatat e huaja./Telegrafi/

Lexo edhe

Dosja për kanosjen ndaj Arlinda Zekajt: “Kam me të mbyt, kam me të ngre zhag”

Dosja për kanosjen ndaj Arlinda Zekajt: “Kam me të mbyt, kam me të ngre zhag”

“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?

“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?

Crans-Montana planifikon dy memoriale për 41 viktimat e zjarrit tragjik në Zvicër

Crans-Montana planifikon dy memoriale për 41 viktimat e zjarrit tragjik në Zvicër