Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë të ditur se Ministria e Financave ende nuk i është përgjigjur kërkesës për kredinë prej 74 milionë eurosh për kompaninë e pastrimit, me qëllim të stabilizimit të situatës.

E ftuar në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, Musmurati ka thënë se, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, deri më tani nuk kanë marrë përgjigje nga kjo ministri.
Ajo ka pretenduar se situata është duke u politizuar, ndërsa theksoi se pasojat e kësaj gjendjeje po i vuajnë qytetarët. /Klankosova.tv





