Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se këndet e reja dhe të renovuara të lodrave janë bërë gati për fëmijët në disa lagje të kryeqytetit.

Përmes një postimi në Facebook, Musmurati ka bërë të ditur se këto hapësira janë përfunduar në Dardani, Breg të Diellit, në Rrugën B, Kolovicë, Kodër të Trimave dhe Ulpianë.
“Edhe një punë e mirë e përfunduar! Këndet e reja dhe të renovuara të lodrave tashmë janë gati për fëmijët në lagjet e Prishtinës”, ka shkruar Musmurati. /Telegrafi/




