Musliu-Shoshi: Qeveria nuk ka dëshmuar se ka strategji për mbrojtjen e historisë së UÇK-së

Musliu-Shoshi: Qeveria nuk ka dëshmuar se ka strategji për mbrojtjen e historisë së UÇK-së

Musliu-Shoshi: Qeveria nuk ka dëshmuar se ka strategji për mbrojtjen e historisë së UÇK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të një strategjie të koordinuar diplomatike për mbrojtjen e historisë së shtetit dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke folur në foltoren e Kuvendit, Musliu-Shoshi tha se, sipas saj, vetëm Ambasada e Kosovës në Holandë ka reaguar publikisht ndaj vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ajo ngriti pikëpyetje për mungesën e reagimeve nga përfaqësitë e tjera diplomatike të Kosovës.

Sponsor 3M Express

“​​Atë që do duhej ta bënte diplomacia e shtetit, sot po detyrohen ta bëjnë studentët shqiptarë nëpër botë, konkretisht studentët shqiptarë në Francë arritën të ndikojnë në tërheqjen e një publikimi për Hashim Thaçin dhe UÇK-në. Pa paga nga shteti, pa buxhet diplomatik, pa ambasada, por me guxim, dinjitet dhe përgjegjësi kombëtare. Me 16 shtator në Hagë u mor një vendim i padrejtë ndaj udhëheqësve të UÇK-së dhe historisë sonë që shkundi themelet e këtij shteti. Kosova ka plotë 34 ambasada dhe 12 konsultata të përgjithshme nëpër botë. Pra, 46 përfaqësi diplomatik edhe konsullore dhe nga reagimet publike që i kam identifikuar vetëm një ambasadë ka reagim të konfirmuar dhe kjo është Ambasada e Republikës së Kosovës në Holandë, çka kanë bërë 45 tjera, përderisa Serbia vazhdon përpjekjet për ta deformuar historinë tonë, Qeveria jonë ende nuk ka dëshmuar se ka një strategji të koordinuar diplomatike për ta mbrojtur atë”, tha ajo.

Musliu-Shoshi vlerësoi se studentët shqiptarë jashtë vendit po ndërmarrin veprime që, sipas saj, do të duhej të ishin përgjegjësi e diplomacisë kosovare. Ajo përmendi rastin e studentëve shqiptarë në Francë, të cilët, sipas saj, ndikuan në tërheqjen e një publikimi për Hashim Thaçin dhe UÇK-në.

Deputetja e PDK-së theksoi se Kosova ka 34 ambasada dhe 12 konsullata të përgjithshme, por pretendoi se vetëm njëra prej tyre ka reaguar publikisht lidhur me këtë çështje. Ajo kërkoi llogaridhënie për veprimet e përfaqësive të tjera dhe kritikoi Qeverinë për mungesë të një strategjie të qartë diplomatike për mbrojtjen e historisë së Kosovës dhe të UÇK-së.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Carragher shpërthen ndaj Fernandesit: Është turp të kritikosh Carrickun

Carragher shpërthen ndaj Fernandesit: Është turp të kritikosh Carrickun

Inspektorati gjobit taksitë ilegale në Fushë Kosovë, kontrollet do të vazhdojnë

Inspektorati gjobit taksitë ilegale në Fushë Kosovë, kontrollet do të vazhdojnë

Për mëngjese të shpejta – Meka Halal Food

Për mëngjese të shpejta – Meka Halal Food