Musliu-Shoshi kërkon llogari nga KPMM-ja për tenderët pa licencë, kryesuesi s’ka përgjigje

Musliu-Shoshi kërkon llogari nga KPMM-ja për tenderët pa licencë, kryesuesi s’ka përgjigje

Musliu-Shoshi kërkon llogari nga KPMM-ja për tenderët pa licencë, kryesuesi s’ka përgjigje

Komisioni për Buxhet në Kuvendin e Kosovës ka shqyrtuar raportin financiar të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e bordit për të arsyetuar raportin.

Sponsor 3M Express

Gjatë diskutimit, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ngriti shqetësimin për evidentimet në raportin e punës lidhur me institucionet publike që, sipas saj, kryejnë punë pa kërkuar licencë nga KPMM-ja.

Ajo kërkoi të dijë se cilat institucione kanë ndjekur këtë praktikë dhe çfarë masash janë ndërmarrë për të parandaluar përdorimin e parasë publike në mbështetje të shfrytëzimit të paligjshëm të pasurive minerare, raporton Klankosova.tvb

“Në këtë raport, kemi evidentuar se institucionet publike japin punë pa kërkuar licencë nga KPMM. Cilat institucione e kanë ndjekur këtë praktikë dhe çfarë keni ndërmarrë që paraja publike të mos mbështesë shfrytëzimin e paligjshëm të pasurive minerare?”, pyeti Musliu-Shoshi.

Në përgjigjen e tij, kryesuesi i bordit të KPMM-së, Habib Basholli, tha se nuk e dinte se ku ishte mbështetur kjo konstatim, duke theksuar se çdo aktivitet jashtë licencës konsiderohet ilegal dhe trajtohet nga institucioni.

“Ne nuk kemi… Nuk e di ku e keni gjetur që operatorët publikë japin paligjshëm këto. Gjithçka jashtë licencës konsiderohet ilegale dhe marrin vërejtje, derisa dërgohet lënda në gjykatë”, u shpreh ai, transmeton Klankosova.tv

Deputetja këmbënguli në pretendimin e saj, duke iu referuar raportit të punës.

 “Në raportin e punës, në faqet 59 dhe 60, janë bërë këto evidentime, se ne përmendsh nuk flasim. Aty thuhet se vetë institucionet publike lënë hapësirë për shfrytëzim të paligjshëm. Raporti evidenton tenderë pa kërkesën për licencë të KPMM-së dhe mungesën e pjesëmarrjes së MMPHI-së në inspektimet për kultivim dhe për mbylljen e minierave”, deklaroi Musliu-Shoshi.

Megjithatë ajo s’mori përgjigje gjatë mbledhjes.

Ndërkohë, kryetari i Komisionit ndërhyri duke kërkuar që deputetes t’i kthehet përgjigje në formë të shkruar. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Pas supermarketeve, edhe një bankë franceze ‘bie viktimë’ e një sulmi – janë vjedhur më shumë se 118 milionë euro

Pas supermarketeve, edhe një bankë franceze ‘bie viktimë’ e një sulmi – janë vjedhur më shumë se 118 milionë euro

Vetëm 43 vota dallojnë kandidatët për Senatin në Misisipi

Vetëm 43 vota dallojnë kandidatët për Senatin në Misisipi

Konfirmohet lëndimi i Rodrit, ja sa ndeshje do t’i mungojë Barcelonës

Konfirmohet lëndimi i Rodrit, ja sa ndeshje do t’i mungojë Barcelonës