Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar institucionet e Kosovës, duke thënë se edhe 44 ditë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, nuk ka ende një plan konkret për mbrojtjen e historisë dhe të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi ka thënë se institucionet nuk kanë hartuar strategji, platformë apo buxhet për këtë çështje.
Ajo ka theksuar se historia e UÇK-së nuk mbrohet vetëm përmes deklaratave patriotike apo grupeve të punës, por kërkon veprime konkrete, diplomaci dhe planifikim institucional.
“Çdo ditë e humbur është një ditë më shumë e braktisjes institucionale të çlirimtarëve tanë!”, ka shkruar Musliu-Shoshi. /Klankosova.tv/




