Musliu-Shoshi: 44 ditë nga dënimi i çlirimtarëve, shteti ende pa strategji e buxhet

Musliu-Shoshi: 44 ditë nga dënimi i çlirimtarëve, shteti ende pa strategji e buxhet

Musliu-Shoshi: 44 ditë nga dënimi i çlirimtarëve, shteti ende pa strategji e buxhet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar institucionet e vendit, duke thënë se 44 ditë pas dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shteti ende nuk ka hartuar një strategji apo plan konkret për mbrojtjen e historisë së luftës.

Musliu-Shoshi thotë se institucionet nuk kanë përgatitur as strategji, as platformë dhe as buxhet për këtë çështje, njofton Dukagjini.

Sponsor 3M Express

Ajo ka vlerësuar se historia e UÇK-së nuk mund të mbrohet vetëm përmes deklaratave politike apo grupeve të punës, por kërkon veprime konkrete, angazhim diplomatik dhe mbështetje financiare.

“Historia e UÇK-së nuk mbrohet me deklarata patriotike, as me grupe pune në letër! Mbrohet me veprime, me diplomaci, me strategji dhe me buxhet!”, ka shkruar ajo.

Deputetja e PDK-së ka shtuar se çdo ditë pa një plan konkret përbën, sipas saj, braktisje institucionale të çlirimtarëve.

“Çdo ditë e humbur është një ditë më shumë e braktisjes institucionale të çlirimtarëve tanë!”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Kandiç për Vuçiqin: Ky është zemërimi i një radikali të pafuqishëm e të humbur

Kandiç për Vuçiqin: Ky është zemërimi i një radikali të pafuqishëm e të humbur

Klan Kosova dhuron 5 mijë euro donacion për gratë (VIDEO)

Klan Kosova dhuron 5 mijë euro donacion për gratë (VIDEO)

Rudina Dembacaj komenton tre banorët e parë të BBVK 5 (VIDEO)

Rudina Dembacaj komenton tre banorët e parë të BBVK 5 (VIDEO)