Liverpooli do të përballet me Fenerbahçen në Stamboll, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve, ndërsa tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të jetë në formacionin startues të skuadrës turke, pasi trajneri ka vendosur ta lërë në bankën rezervë.
Në vend të tij, në pozitën e qendërsulmuesit do të luajë Romelu Lukaku, i cili do të udhëheqë repartin ofensiv të Fenerbahçes.
Formacionet zyrtare:
Fenerbahçe: Ederson; Brown, Peprah, Skriniar, Semedo; Yuksek, Kante, Guendouzi; Kahveci, Lukaku, Greenwood.
Liverpool: Alisson; Gomez, Jacquet, Van Dijk, Tsimikas; Mac Allister, Nyoni; Munoz, Szoboszlai, Ngumoha; Barcola.
Ndeshja mes Fenerbahçes dhe Liverpoolit do të zhvillohet sonte, me fillim nga ora 18:45.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




