Muriqi i premton trajnerit gol në derbin ndaj Galatasarayt: Mos u brengos

Muriqi i premton trajnerit gol në derbin ndaj Galatasarayt: Mos u brengos

Muriqi i premton trajnerit gol në derbin ndaj Galatasarayt: Mos u brengos

Vedat Muriqi i ka premtuar trajnerit Ismail Kartal se do të shënojë gol në derbin e zjarrtë të Stambollit ndaj Galatasarayt, kanë raportuar të premten mediumet turke.

Sponsor 3M Express

Sulmuesi i Kosovës po kalon një fillim të mirë të sezonit me Fenerbahçen, që të hënën, nga ora 19:30, do të përballet me rivalin e përbetuar Galatasaray, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë.

Fenerbahçe aktualisht renditet në vendin e tretë me 16 pikë, tri më pak se lideri Galatasaray, duke e bërë derbin edhe më të rëndësishëm në garën për kreun e tabelës.

Muriqi u rikthye te Fenerbahçe gjatë verës, nga Mallorca e Spanjës, për shumën prej 16 milionë eurosh. Në 14 ndeshjet e para, sulmuesi kosovar ka realizuar tetë gola dhe ka kontribuar edhe me dy asistime.

Sipas raportimeve të mediave turke, Muriqi dhe trajneri Kartal kanë zhvilluar një takim privat gjatë kësaj jave, ku sulmuesi është shprehur i motivuar para përballjes së madhe të Stambollit.

“Do të shënoj gol ndaj Galatasarayt. Mos u brengos”, raportohet t’i ketë thënë Muriqi trajnerit të tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sezoni i Akrepit përmbys gjithçka për 4 shenja: Ish-dashuria rikthehet, ndërsa për dikë hapet kuleta!

Sezoni i Akrepit përmbys gjithçka për 4 shenja: Ish-dashuria rikthehet, ndërsa për dikë hapet kuleta!

Shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja – PAMJE

Shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja – PAMJE

Nepali bëhet vendi i parë që merr kompensim për dëmet nga ndryshimet klimatike

Nepali bëhet vendi i parë që merr kompensim për dëmet nga ndryshimet klimatike