Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, përsëri ishte heroi i Fenerbahçes, duke ia fituar ndeshjen në Ligën e Kampionëve.

Gjiganti nga Stambolli triumfoi minimalisht 0:1 në udhëtim ndaj Shakhtar Donetsk, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Ishte kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi që e vulosi fatin e këtij takimi me gol në minutën e 56-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Fenerbahce tani shkon në kuotën e tetë pikëve në vendin e 16-të.
Në anën tjetër Shakhtar Donetsk mbetet në katër pikë dhe zë pozitën e 26-të.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





