Mungesa e kuorumit shtyn mbledhjen e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Mungesa e kuorumit shtyn mbledhjen e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Mungesa e kuorumit shtyn mbledhjen e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Mungesa e kuorumit ka bërë që të shtyhet për në orën 12:00 mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Sponsor 3M Express

Kryetari i këtij komisioni, Burim Ramadani, ka bërë të ditur se mbledhja do të mbahet sërish në orën 12:00, me synimin që të vazhdohet me shqyrtimin e pikave të parapara në rendin e ditës.

“Në ora 12 do të mblidhemi sërish sot edhe të vazhdojmë me pikat e rendit të ditës”, tha ai.

Mungesa e kuorumit është kritikuar edhe nga deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, i cili ka shprehur shqetësimin për mungesën e përgjegjësisë së anëtarëve të komisionit, duke vlerësuar se kjo po e pengon punën e tij.

“Ky është një nga problemet që po e diskutojmë vazhdimisht, në qoftë se nuk jemi përgjegjës në këtë komision hetimor. Kjo e pengon krejt punën. Shumica nuk kanë pranuar përsëri që të jetë zyra e kryeministrit (që të raportojë), nëse është nevoja me ftu edhe kryeministrin. Vazhdojnë bllokada të tilla, vonesa të tilla. Është për keqardhje, shpresoj që të bëhen të përgjegjshëm”, tha Rrahmani.

Në rendin e ditës së këtij komisioni është paraparë zgjedhja e ekspertëve të jashtëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ky është 39-vjeçari shqiptar që u vra me armë zjarri në Spanjë, ja pista ku po hetohet

Ky është 39-vjeçari shqiptar që u vra me armë zjarri në Spanjë, ja pista ku po hetohet

S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen 3 persona me burg

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen 3 persona me burg