Mungesa e çipave të memories, prodhuesit po përdorin pjesë nga telefonat e vjetër në pajisjet e reja

Mungesa e çipave të memories dhe rritja e çmimeve në tregun global po i detyrojnë disa prodhues të telefonave inteligjentë në Kinë të përdorin komponentë të ricikluar nga pajisjet e vjetra për prodhimin e telefonave të rinj.

Sponsor 3M Express

Për shkak të vështirësive në sigurimin e çipave të rinj, prodhuesit kanë filluar të blejnë telefona të dëmtuar dhe pajisje të vjetra elektronike, prej të cilave nxjerrin komponentët që mund të përdoren sërish. Në mesin e pajisjeve që shërbejnë si burim për këta çipa janë edhe modelet e vjetra të iPhonet.

Ky aktivitet është përqendruar në Shenzhen të Kinës, ku kompanitë e riciklimit të pajisjeve elektronike po përfitojnë nga kërkesa në rritje për pjesë të përdorura. Ato blejnë telefona të vjetër, i çmontojnë dhe i testojnë çipat e memories për të përcaktuar nëse mund të instalohen në pajisje të tjera.

Sipas raportimeve të mediave, çmimi i një çipi të ri të memories mund të arrijë deri në 75 dollarë, duke e bërë atë shumë të shtrenjtë për telefonat e kategorisë së lirë. Në këto rrethana, prodhuesit po kërkojnë alternativa që u mundësojnë të ulin kostot e prodhimit.

Një shembull i këtij aktiviteti është një kompani që bleu rreth 1000 telefona të dëmtuar dhe arriti të nxirrte çipa funksionalë nga më shumë se 600 prej tyre.

Megjithatë, komponentët e ricikluar nuk përdoren zakonisht në telefonat e nivelit të lartë, por në modelet më ekonomike, ku ulja e kostove është vendimtare për çmimin përfundimtar të pajisjes.

Procesi i riciklimit nuk është i thjeshtë. Çipat duhet të hiqen me kujdes nga pllakat elektronike, të pastrohen dhe të testohen për të verifikuar nëse funksionojnë siç duhet. Gjithashtu, duhet të sigurohet përputhshmëria e tyre me pajisjet ku do të instalohen.

Përdorimi i komponentëve të vjetër mund t’u ndihmojë prodhuesve të përballojnë mungesën e furnizimeve dhe të mbajnë kostot nën kontroll. Megjithatë, kjo praktikë mund të jetë e përkohshme, pasi një përmirësim i furnizimit me çipa të rinj dhe ulja e çmimeve mund ta bëjnë riciklimin më pak fitimprurës.

Zhvillimet tregojnë se mungesa e komponentëve elektronikë po ndikon jo vetëm te prodhuesit e mëdhenj, por edhe te segmenti i telefonave më të lirë, duke nxitur zgjidhje alternative për të vazhduar prodhimin. /Telegrafi/

Lexo edhe

Paraqitja e Kylie Jenner në Victoria’s Secret shkakton trazira, përdoruesit e mediave sociale: “Një shuplakë në fytyrë për modelet e vërteta”

Paraqitja e Kylie Jenner në Victoria’s Secret shkakton trazira, përdoruesit e mediave sociale: “Një shuplakë në fytyrë për modelet e vërteta”

Policia paralajmëron protestuesit para Kryeministrisë: Nëse nuk largoheni, do të ndërhyjmë

Policia paralajmëron protestuesit para Kryeministrisë: Nëse nuk largoheni, do të ndërhyjmë

Çfarë thotë hetuesi i Krimit të Organizuar për përfshirjen e avokatit Kollçaku në rastin e fajdes?

Çfarë thotë hetuesi i Krimit të Organizuar për përfshirjen e avokatit Kollçaku në rastin e fajdes?