Analisti politik Jasmin Mujanoviç ka vlerësuar se vendimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për të hequr dorë nga planet për “grusht shteti” është lehtësues, por ka paralajmëruar se ai vazhdon të përbëjë rrezik për stabilitetin rajonal.
Në një reagim në platformën X, Mujanoviç ka theksuar se kjo ngjarje është një kujtesë se Vuçiqi mbetet i rrezikshëm.

Ai ka paralajmëruar se Vuçiqi mund të tentojë rikthimin në pushtet, veçanërisht nëse qeveria e re e udhëhequr nga Lista Studentore dëshmohet e paaftë për të qeverisur.
Sipas Mujanoviçit, zhvillimet politike në Serbi mund të kenë pasoja edhe për stabilitetin e rajonit.
Burimi: RTKLive




