Mourinho merr lëvdata për guximin në formacionin ndaj Barcelonës, dy vendimet që tërhoqën vëmendjen

Mourinho merr lëvdata për guximin në formacionin ndaj Barcelonës, dy vendimet që tërhoqën vëmendjen

Mourinho merr lëvdata për guximin në formacionin ndaj Barcelonës, dy vendimet që tërhoqën vëmendjen

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka marrë vlerësime pozitive nga mediat spanjolle për vendimet e tij në përzgjedhjen e formacionit titullar për përballjen ndaj Barcelonës në ‘El Clasico’.

Sponsor 3M Express

Trajneri portugez ka vendosur të marrë disa vendime të guximshme në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, duke i dhënë përparësi kreativitetit në mesfushë dhe duke bërë një ndryshim të rëndësishëm në qendër të mbrojtjes.

Drejtori i gazetës spanjolle AS, Javier Silles, ka analizuar zgjedhjet e Mourinhos, duke veçuar aktivizimin e Bernardo Silvës në mesfushë, përpara Eduardo Camavingas.

“Nëse Guler vazhdon të luajë si anësor i djathtë fals dhe Valverde aktivizohet si mbrojtës krahu, ashtu siç ka ndodhur dhe siç pritej, Mourinho kishte dy alternativa për partnerin e Tchouamenit në mesfushë: Camavingan ose Bernardo Silvën”, ka deklaruar Silles.

Sipas tij, Mourinho ka zgjedhur alternativën më të guximshme, duke preferuar aftësitë krijuese të mesfushorit portugez në vend të sigurisë më të madhe në aspektin defensiv.

“Mourinho zgjodhi opsionin më të guximshëm, duke i dhënë përparësi kreativitetit ndaj qëndrueshmërisë mbrojtëse dhe duke ia besuar portugezit rolin udhëheqës. Në letër, vendimi i trajnerit të Real Madridit duket mjaft interesant”, ka shtuar ai.

Silles beson se prania e Bernardo Silvës mund të jetë vendimtare për mënyrën se si Real Madridi do t’i përballojë presionin e lartë të Barcelonës, pasi portugezi ka aftësinë të kontrollojë ritmin dhe të organizojë kalimet e shpejta nga mbrojtja në sulm.

“Bernardo pritet të ofrojë më shumë alternativa për të dalë nga presioni i lartë i Barcelonës. Për të organizuar kalimin nga mbrojtja në sulm, është e rëndësishme të kesh futbollistë me aftësi të mira në pasim”, ka theksuar drejtori i AS.

Një tjetër vendim që ka tërhequr vëmendjen është aktivizimi i Dean Huijsenit në qendër të mbrojtjes në vend të Antonio Rudigerit.

Sipas gazetarit spanjoll, mbrojtësi i ri ka treguar përmirësim të dukshëm në paraqitjet e fundit, por vazhdon të ketë probleme me gabimet individuale në momente vendimtare.

“Ky do të jetë një tjetër test për një qendërmbrojtës që po përmirësohet dukshëm, por që vazhdon të ndikohet nga gabimet e mëdha në momente kyçe”.

“Në Metropolitano ishte lojtari më i mirë deri në përjashtimin e evitueshëm. El Clasico nuk do t’ia falë përsëritjen e gabimeve të tilla”, ka përfunduar Silles.

Kështu, Mourinho ka zgjedhur t’u besojë futbollistëve që mund të sjellin më shumë kreativitet dhe kontroll të lojës, duke marrë përsipër rreziqe në aspektin mbrojtës në përballjen me rivalin e përjetshëm, Barcelonën. /Telegrafi/

Lexo edhe

Dy deputetë shqiptarë pritet të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Serbisë

Dy deputetë shqiptarë pritet të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Serbisë

Visar Mehmeti pritet të bëhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Serbisë

Visar Mehmeti pritet të bëhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Serbisë

Pse Barcelona po luan me mbishkrimin “GOLF” në fanella gjatë ‘El Clasicos’?

Pse Barcelona po luan me mbishkrimin “GOLF” në fanella gjatë ‘El Clasicos’?