Mourinho ironizon kalendarin e ngjeshur të Real Madridit: Është një dhuratë e madhe, faleminderit

Mourinho ironizon kalendarin e ngjeshur të Real Madridit: Është një dhuratë e madhe, faleminderit

Mourinho ironizon kalendarin e ngjeshur të Real Madridit: Është një dhuratë e madhe, faleminderit

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka shprehur pakënaqësinë e tij për kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve, duke theksuar vështirësitë që po përballen futbollistët për shkak të udhëtimeve të shpeshta dhe kohës së shkurtër për rikuperim.

Sponsor 3M Express

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Racing Santanderin, portugezi kritikoi orarin e tri ndeshjeve që skuadra e tij do t’i zhvillojë si mysafire brenda vetëm shtatë ditësh.

“Duhej të luanim nesër, por luajmë sot. Duhej të luanim të dielën në Valencia, por luajmë të shtunën. Tri ndeshje me tri udhëtime brenda shtatë ditësh, dy ditë më pak për t’u rikuperuar”, deklaroi Mourinho.

Me ironi, ai e cilësoi këtë situatë si një “dhuratë të madhe”.

“Është një dhuratë e madhe kjo që po marrim. Faleminderit. Shpresojmë t’i bëjmë ata të trishtuar”, shtoi trajneri.

Real Madridi do të përballet me Racing Santanderin të dielën, më 1 nëntor, në kuadër të La Ligës. Takimi do të zhvillohet në stadiumin El Sardinero, duke filluar nga ora 16:15.

“Los Blancos” synojnë të arkëtojnë tri pikët e radhës, pavarësisht sfidave që u sjell kalendari i ngjeshur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Haliti rrëfen për periudhën kur u transferua në Shqipëri dhe ku qëndronte dallimi kryesor mes dy kampionateve atë kohë

Haliti rrëfen për periudhën kur u transferua në Shqipëri dhe ku qëndronte dallimi kryesor mes dy kampionateve atë kohë

Salla plot, humor dhe muzikë, Shqip Up Comedy mbyll me sukses natën e parë në Cyrih

Salla plot, humor dhe muzikë, Shqip Up Comedy mbyll me sukses natën e parë në Cyrih

Kina po ua merr tregun evropianëve, veturat e saj kushtojnë mbi 10 mijë euro më pak

Kina po ua merr tregun evropianëve, veturat e saj kushtojnë mbi 10 mijë euro më pak