Mourinho e bën të qartë qëndrimin e tij rreth Endrickut, mes interesimit nga klubet italiane

Mourinho e bën të qartë qëndrimin e tij rreth Endrickut, mes interesimit nga klubet italiane

Mourinho e bën të qartë qëndrimin e tij rreth Endrickut, mes interesimit nga klubet italiane

Jose Mourinho e ka bërë të qartë se nuk dëshiron ta humbasë talentin brazilian Endrick, i cili është lidhur me një largim të mundshëm në janar drejt Milanit dhe Romës, por ka pranuar se situata nuk do të jetë në duart e tij nëse “drejtuesit e lartë” të klubit vendosin ndryshe.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve të fundit, Milani është i gatshëm të investojë 60 milionë euro për transferimin e Endrickut në janar, ndërsa interesim për brazilianin ka shfaqur edhe Roma, e cila thuhet se do ta kërkonte në rast se ai bëhet i disponueshëm për huazim.

Ndërkohë, Mourinho e ka bërë të qartë se ka nevojë për Endrickun në skuadrën e tij, por ka pranuar se vendimi përfundimtar nuk i takon atij.

“Shikoni, për mua situata është shumë e qartë. Për mua, Real Madridi është shumë më i rëndësishëm se Endricku. Unë e dua shumë Endrickun, kujdesem shumë për të, është një djalosh fantastik. Real Madridi ka nevojë për të, trajneri i Real Madridit ka nevojë për të”, deklaroi “Special One”, sipas “La Gazzetta dello Sport”.

Ai vazhdoi: “Ja përgjigjja ime. Tashmë e keni, e kanë edhe ata që shkruajnë për këtë çështje, agjentët dhe klubet që dërgojnë lajme në gazeta. Kjo është përgjigjja ime. Por, nëse drejtuesit e lartë të Real Madridit, pra eprorët e mi, vendosin të bëjnë diçka ndryshe, në futbollin e sotëm duhet ta respektosh këtë”.

Endricku nuk është futbollisti i vetëm që lidhet me një transferim te Milani apo Roma.

Klubi italian është gjithashtu i interesuar për Nicolo Tresoldin e Club Brugge, ndërsa raportimet e së premtes bëjnë të ditur se në listën e dëshirave të “Rossonerëve” ndodhet edhe Ermedin Demirovic i Stuttgartit.

Në anën tjetër, Roma është lidhur me transferimin e disa anësorëve të tjerë ofensivë, përfshirë Jamie Bynoe-Gittens të Chelseat dhe Callum Hudson-Odoi të Nottingham Forestit.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Breshka kurioze, Papa në formë kartoni dhe dallgë gjigante, fotografitë që pasqyrojnë javën në botë

Breshka kurioze, Papa në formë kartoni dhe dallgë gjigante, fotografitë që pasqyrojnë javën në botë

IKSHPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit

IKSHPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit

Zulfaj dhe ambasadori austriak diskutojnë bashkëpunimin

Zulfaj dhe ambasadori austriak diskutojnë bashkëpunimin