Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell.
Sipas IHMK-së, temperaturat do të jenë relativisht të ulëta, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit, kur në disa zona pritet të shënohen vlera negative.

Sot temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 11 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
Burimi: Dukagjini




