Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë nga juglindja në jugperëndim, me shpejtësi mesatare 4 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 8 m/s.
Në dete parashikohet valëzim i forcës 1–3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale sipas qyteteve do të jenë:
Shkodër: 11–22°C
Kukës: 9–20°C
Lezhë: 13–23°C
Dibër: 9–21°C
Durrës: 12–23°C
Tiranë: 12–24°C
Elbasan: 11–24°C
Berat: 12–24°C
Vlorë: 13–22°C
Korçë: 7–21°C
Gjirokastër: 8–23°C
Sarandë: 10–25°C
Burimi: RTKLive




